More information in Albanian

Kjo faqe përmban disa informacione themelore për Universitetin e Pecsit dhe programet e tij. Për më shumë informacion të detajuar, ju lutemi vizitoni faqen tonë në Anglisht.

Universiteti i Pecs-it

Universiteti i Pecs-it, me i vjetri në Hungari, është themeluar në vitin 1367. Me 10 fakultetet e tij dhe përafërsisht 20,000 studenta sot është një nder institucionet me të mëdhaja të Edukimit të Lartë. Perpos qe është universiteti me i vjeter i shetit, Universiteti i Pecs-it, ashtu si shumë nga fakultet tona dhe programet e studimeve zënë pozicione të larta në rankimet e njohura nderkombëtare.

Universiteti i Pecs-it është një destinicion i njohur për studentat nderkombëtarë sepse është një vend i sigurtë, ka kualitet të lartë të mësimit, tarifë shkollore e arsyeshme, kosto e ulët e jetesës dhe komunitet të madh të studentave nderkombëtarë.

Universiteti i Pecs-it është duke ofruar programe të plota të studimit në Anglisht për me shumë se 30 vjet dhe në Gjermanisht për më shumë se 10 vjet. është krenari të mirëpresim më shumë se 4000 studenta nderkombëtarë nga me shumë se 100 shtete. Ata vendosin të studiojnë në Universitetin e Pecs-it, për shkak të kualitetit të mësimit dhe research.

Studimi në Hungari

Edukimi i lartë Hungarez ka paraqitur përsosmeri akademike për më shumë se 600 vjet dhe ajo filloj me Universitetin e Pecs-it, universiteti i parë në Hungari.

Edukimi i lartë Hungarez ka paraqitur përsosmeri akademike për më shumë se 600 vjet dhe ajo filloj me Universitetin e Pecs-it, universiteti i parë në Hungari.

Niveli i grades shkencore

Studimet e Edukimit te Lartë janë të ofruara në dy lloje të institucioneve të Edukimit te Lartë, universitet (egyetem ne Hungarisht) dhe kolegj (foiskola në Hungarisht), të dyja ofrojnë drejtime në të tre ciklet e trajnimit: Bachelor,Master dhe Doktorraturë.

Edhe pse struktura e grades shkencore është e ndarë në drejtime, janë disa programe të integruara(one-tier) ku niveli i Bachelor-it dhe i Master-it është i unifikuar: veterinaria, arkitektura, stomatologjia, farmacia, juridiku dhe mjeksia. Këto one-tier programe përmbajnë 10-12 semestra (5-6 vjet) dhe deri në vitin e fundit ju duhet të keni 300 deri në 360 kredi.

Sistemi i kredise dhe njohja

Sistemi Europian i Transferimit të Kredisë (ECTS në Anglisht) është sistemi i vetëm i kredisë që egziston në Hunagari. Në sajë të  Sistemit Europian i Transferimit të Kredisë (ECTS), kreditë dhe notat e marra në Hungari janë të transferushme në qdo institucion Europian dhe anasjelltas. Perveq diplomes, studentet gjithashtu janë të pajisur edhe me një shtesë speciale qe është e njohur në të gjithë Bashkimin Europian.

Per të siguruar standartet e larta nderkombëtare, zbatohen masa strikte të kontrollit të cilësisë. Komiteti i Akreditimit Hungarez (KAH) zhvillon procedura të vazhdueshme institucionale dhe akreditimi të programeve dhe monitoron cilësinë e aktivitetit arsimor për përputhshmërinë me Standardet dhe Udhëzimet Evropiane. Institucionet e larta të edukimit Hungarez janë të akredituara nga KAH.

Drejtimet dhe notimi

Në universitetet Hungareze edukimi është një sistem i pajisur me seiminare dhe literature. Literaturat mbahen për audience më të madhe dhe pjesemarrja është e rekomanduar, por zakonisht jo e obliguar. Në fund të semestrit studentët duhet t’i kalojnë provimet me shkrim ose provimet me gojë. Seminaret janë zakonisht më shumë grupe joformale prej 10-20 studenta, ku ka dhoma për konsultime individuale, diskutim rreth materialit dhe zgjidhjes së detyrave. Ato zakonisht perfundojnë me një letër të pavarur të shkruar ose me një provim.

Sistemi i notimit në përgjithësi i perdorur nga sistemet e larta te edukimit në Hungari është:

Nota më e larte është 5 e shkelqyeshme.
Nota 4 është shumë mirë.
Nota 3 është mirë
Nota 2 është mjaftueshem
Nota 1 është jomjaftueshem- lenda duhet të përseritet.

Struktura e Universitetit te Pecs-it

Universiteti ka strukturen tradicionale të universiteteve Europiane, i udhëhequr nga rektori, kancelari dhe nga grupi i tre zevëndes rektoreve, secili është përgjegjes për fusha të ndryshme të universitetit. Fakultetet, të udhehequra nga dekani dhe institucionet të udhëhequra nga drejtori, përfaqesojnë fusha me të medha akademike. Ato janë të ndara në departamente që janë në kontakt të përditshem me studentet dhe janë përgjegjes për programet akademike.

Pranimi

Nga 2018, aplikacionet mund të paraqiten permes aplikacionit tonë online.

Per të filluar procesin, kliko këtu.

Nese nuk keni vendosur akoma cilin program të zgjedhesh, perdor aplikacionin e kërkimit të programit dhe gjeje atë!

Si të aplikoni

  1. Njoftohu rreth programeve të studimit që janë në dispozicion, pagesat dhe kushtet e pranimit.
  2. Zgjedh programin tënd të preferuar, kliko ne Apliko Tani dhe fillo aplikacionin.
  3. Regjistrou në faqën e aplikimit, plotëso aplikacionin, ngarko dokumentet e nevojshme dhe paraqite aplikacionin.
  4. Pasi që e ke paraqitur aplikacionin, ju do të informohuni për tarifen e pagesës së aplikacionit.
  5. Kur universiteti e merr tarifën e aplikacionit, zyra e pranimit fillon vleresimin e aplikacionit dhe ju fton në provimin pranues ose interviste në Skype.
  6. Në qofte se keni sukses në provimin pranues/intervitestën me Skype, ju do të merrni Letrën e Pranimit me Kusht ( Conditional Acceptance Letter ) dhe do të njoftoheni për tarifën e pagesës së shkollimit.
  7. Kur universiteti e merr pagesën tënde, zyra e pranimit lëshon Letrën e Pranimit (Letter of Admission) dhe mund të filloni përgatitjet për udhetimin në Pecs!

*Ju lutem vini re se aplikacioni për programet e Mjeksisë (Mjeksi e përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, Bioteknologji) ka metodë tjeter.

Shiko webfaqen e aplikacionit online të drejtimit te Mjeksise>>

Kërkesat e pranimit

Në menyrë që të zgjidheni të studijoni në Hungari, një student duhet të demonstrojë se i plotësojnë disa kërkesa për programin. Ekzistojnë disa kërkesa të përgjithshme te pranimit që të gjithë nxënësit duhet të përmbushin. Përveç kësaj, ka kërkesa për pranim që janë specifike për drejtimin për të cilin studenti po aplikon. Për shembull, një drejtim inxhinierik mund të kërkojë një nivel më të lartë të studimeve paraprake të matematikës. Informacioni për kërkesat specifike te pranimit mund të gjenden në faqen individuale te programit. Të gjithë nxënësve u kërkohet të vertetojnë se mund të flasin anglisht në një standard që do t'i lejojë ata të studiojnë programin e tyre. Ju mund ta bëni këtë në disa mënyra:

  1. Je keni gjuhe amtare Anglishten (një kopje e pasaportës suaj për dëshmi).
  2. Ju keni një  në anglisht, dmth. Gjuha angleze është fusha e studimit (studime në gjuhësi ose letërsi angleze)
  3. Ju keni vazhduar studimet tuaja universitare në gjuhën angleze.
  4. Ju keni një test të gjuhës angleze të njohur ndërkombëtarisht (IELTS, TOEFL, TELC, ECL, etj).

Studentët ndërkombëtarë nuk janë të detyruar të flasin hungarisht në mënyrë që të marrin pjesë në programet e Universitetit të Pecs-it të ofruara në anglisht ose gjermanisht. Sidoqoftë, ju jeni të inkurajuar të mësoni hungarisht në mënyrë që të jeni në gjendje të komunikoni me njerëzit lokalë (edhe pse shumica e të rinjve dhe sigurisht që mësuesit tuaj do të flasin anglisht dhe gjermanisht). Në mënyrë që të zhvilloni hungarishten tuaj, mund të bashkoheni me kurse përgatitore të ndryshme hungareze.

Për më shumë informacion mbi kërkesat e pranimit, klikoni ketu.

Përfaqësuesit në vendin tuaj

Universiteti i Pecs-it punon ngushtë me një gamë të gjerë të agjencive arsimore, këshilltarë dhe shërbime akademike ndërkombëtare në të gjithë botën. Këta agjentë dhe këshilltarë mund të këshillojnë për drejtimin më të përshtatshëm për ju, dhe ofrojnë mbështetje dhe këshilla gjatë gjithë procesit të aplikimit.

Shikoni listën këtu për të gjetur një përfaqësues zyrtar të Universitetit të Pécs-it pranë jush.

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth UP-së, jeta studentore në Pecs ose programin e studimit që ju intereson, mos ngurroni të kontaktoni Ambasadorët e Studentëve Ndërkombëtar të UP-së.

Përgatituni për qëndrimin tuaj

Sapo të keni marrë konfirmim për pranimin e studimeve ose hulumtimeve në Universitetin e Pécs, planifikimi për udhëtimin tuaj mund të fillojë. Këtu mund të gjeni një udhëzues për studentët ndërkombëtarë se si të përgatiten për të studiuar në Universitetin e Pecs-it dhe për të qëndruar në Pécs, Hungari në përgjithësi. Drejtohuni ne menunë në të majtë dhe gjeni të gjitha informacionet që ju nevojiten në hapat që duhet ndërmarrë përpara nisjes tuaj. Më shumë informacion praktik do të jepet pas mbërritjes.

Strehimi

Per sa i perket akomodimit në Pécs, studentët që vijnë i kanë dy opsione bazë. Ata mund të qëndrojnë në një konvikt ose të kërkojnë strehim alternativ. Universiteti i Pecs-it ka dhjetë konvikte. Ato janë të vendosura në zona të qetë, rezidenciale të qytetit. Fakultetet e Universitetit si dhe qendra e qytetit janë lehtësisht të arritshme nga konviktet. Shumica e konvikteve janë rinovuar kohët e fundit. Dhomat janë të mobiluara mirë dhe përmbajnë banjo. Mbulesat e shtratit janë te perfshira. Dhomat janë të ofruara në një nivel çmimesh të arsyeshme: rreth 140 euro në muaj.

Për studentët që kërkojnë strehim me cilësi të lartë, banesat me qira janë një alternativë. Marrja me qira e një banese mund t'u ofrojë studentëve paqen, rehatinë dhe privatësinë që kërkojnë.

Kostoja e jeteses

Shpenzimet e një qëndrimi në Hungari në përgjithësi janë konsideruar të ulëta sipas standardeve evropiane. Për të qenë në gjendje të paguani qiranë tuaj, të blini ushqimin e duhur dhe të përballoni një mbrëmje të rastësishme, ju duhet një minimum prej 150,000 HUF (≈EUR 470).

Në këte liste mund të njoftoheni me koston e jetesës.

Shërbimi i studentëve

Studimi jashtë vendit mund të jetë i vështirë. Ju jeni larg nga shtëpia, gjithçka duket pak e çuditshme, pak e çuditshme dhe ndonjëherë mund të ndiheni të vetmuar. Por mos u bëni merak, kjo është normale dhe ndodh me të gjithë. Universiteti i Pecs ka zhvilluar disa mjete për ju që ta bëni tranzicionin tuaj sa më të qetë.

Programi Buddy: Tutorët personalë (buddies) u japin studentëve ndërkombëtar ndihmën në integrimin e tyre në mjedisin universitar.

Kurset e sensibilizimit kulturor: Kurse të gjuhës angleze të hapura për çdo student të universitetit për të ndihmuar në kuptimin e kulturës hungareze, shoqërisë dhe për të parë njëherë çështjet aktuale sociale dhe politike këtu. Ju do të jeni në gjendje të ndjekni këto kurse falas.

Këshilla Studentore: Këshilla Studentore konsiderohet një shërbim i paçmuar në kuadër të Universitetit të Pecs-it. Qëllimi kryesor i tij është që t'u ofrojë studentëve këshillim psikologjik profesional, të matur dhe të përgjegjshëm.

Ndihma juridike në kampus: Klinika për ndihmë juridike në kampus (CLAC) u fillua në vitin 2015 me qëllim të thellimit të njohurive akademike të studentëve të së drejtës, në të njëjtën kohë ofron këshilla profesionale dhe të monitoruara ligjore për studentët e UP-së.